Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të fundit të Kryeministrit Haradinaj gjatë një konference për mediat.

Mbi çështjen e korrigjimit të kufirit me Kosovën, Thaçi është shprehur se Haradinaj “duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij. Sipas Thaçit, dialogu nuk ka vdekur. “Është deklaratë interesante, duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij. Dialogu nuk ka vdekur. Një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra dhe tragjedi”.

Më tej, ai ftoi sërish palët në Kosovë për të punuar bashkërisht.

“Beteja me Beogradin zhvillohet në tavolinë, me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së” ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA