Khephren Thuram, rrëfim në 360°: E dua Juventusin, kurrë te Inter. Dhe nuk do ta doja vëllain tim në Torino
Barcelona po shfaqet me një fytyrë krejt tjetër në La Liga, në krahasim me Champions League. Skuadra katalanase e çoi në 4, numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionatin spanjoll, e pas barazimit 1-1 me Valencian në “Mestalla” u detyrua të lërë vendin e parë të klasifikimit.
Protagonist negativ në sfidën me valencianët u bë pikërisht Gerard Pique, i cili gaboi në momentin e shënimit të golit nga Garay për Valencian, në minutën e 3-të të takimit. Vet qendërmbrojtësi, në përfundim të kësaj sfide u shfaq kritik, e jo vetëm në lidhje me sfidën ndaj Valencias.
“Ndaj Leganesit bëra gabime shumë të rënda, por fizikisht jam mirë, – tha Pique. – Është pjesë e lojës, por sa herë pësojmë gol është gjithnjë faji im. Gjithnjë kam qenë kritik ndaj medies në Barcelonë e Madrid. Gjithsesi barazuam ndaj një skuadre të fortë”.
Top Channel