Partizani rimori kryesimin e kategorisë Superiore pas fitores 0-1 ndaj Kukësit që e riktheu në vendin e parë, aty ku kishte qëndruar përkohësisht Skënderbeu.

Skuadra kryeqytetase u imponua minimalisht në përplasjen mes pretendentëve për titull që u vendos nga një gol, por nënvizoi disa hierarki që mund të rezultojnë vendimtare në fund të sezonit.

Portieri Frashëri u befasua në minutën e 20 kur pa sesi sfera i kaloi pranë duke përfunduar në rrjetë në një aksion pa shumë pretendime që u finalizua nga Esat Mala. Grinta karakterizoi pjesën e parë, por asnjë lojtar nuk mundi të shënonte sërish.

Kukësi tentoi të rikthente baraspeshën me Rexhinaldon dhe Shafik ndërsa në një rast ishte Melo që pretendoi edhe për penallti. Por deri në fund, goli i Malës rezultoi vendimtar, mjaftueshëm për rokadën në renditje mes Partizanit dhe Skënderbeut. “Demat e Kuq” kryesojnë me 19 pikë pas javës së 8, kundrejt 17 pikëve të skuadrës korçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA