Open/ Avokati i Martinajt: Elvana Gjata nuk ishte arsyeja e sherrit. Asnjë konflikt me Ervin Matën

08/10/2018 21:34

Mirash Martini, avokati i Ervis Martinit, njëri nga dy personat e plagosur në ngjarjen e Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe Fabian Gaxha ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku u shpreh se pavarësisht atyre që janë thënë këto ditë, klienti i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me shtetasin Ervin Mata.

Avokati është shprehur se këngëtarja Elvana Gjata nuk ka qenë arsyeja e sherrit. “Jam i tronditur për ngjarjen dhe pasojat pasi jam njohur edhe me detajet e saj. Jam i interesuar që të zbardhet sa më parë kjo ngjarje. Si avokat jam i bindur që klienti im do të jetë i çliruar nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Ervis Martinaj nuk ka pasur kurrë asnjë konflikt me Ervin Matën. Kanë pasur marrëdhënie normale. Fabian Gaxhaj nuk ka qenë asnjëherë truprojë e Martinajt. Ai është mik i ngushtë i djalit të dajës së Martianjt. Në lokal nuk kanë hyrë bashkë. Ai është futur në dyqan dhe ka filluar menjëherë sherrin. Martinaj ishte nisur me Eljon Matën dhe një shokun e tij për të shkuar në një bar përball Monopol, por më pas kanë kontaktuar me pronarin e Monopol e shkuan aty. Martinaj nuk e ka njohur komandon”, u shpreh avokati.

Më tej, ai thotë se nuk ka pasur asnjë sherr në lidhje me Elvana Gjatën. “Në dijeninë time nuk ka një sherr të tillë. Nuk ka pasur asnjë lloj sherri Ervis Martini me Ervin Matën”, thotë avokati.

Top Channel