Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e radhës, ndaj Jordanisë dhe Izraelit, pavarësisht se ajo nuk ishte në programin paraprak të FSHF.
Ka ndodhur diçka për ketë konferencë të jashtëzakonshme?
Jo, është konferenca përpara grumbullimit. Thjesht e vendosa në minutat e fundit, për ta zhvilluar para fillimit të grumbullimit.
Tani janë duke u luajtur ndeshjet e Superiores, duket si neglizhencë…
Sa u përket lojtarëve që janë, kam informacionet e duhura. I ndjek në vazhdimësi.
Keni grumbulluar Uzunin dhe Gavazajn vetëm disa muaj pas largimit nga Kategoria Superiore…
Nëse ka ndonjë lojtar të rëndësishëm në kampionatin shqiptar, e shikoj dhe e thërras. Sa i përket Uzunit, ka 5 ndeshje që aktivizohet. Gavazaj nuk ka luajtur shumë, por është pjesë e grupit.
Abazaj është shprehur se të gjithë janë interesuar për të, përveç Panuccit…
Ka 4 muaj që nuk luan. Pse duhet të vijë në Kombëtare? Jam takuar me të dhe më ka shprehur që stërvitet shumë tek Anderlehti e nuk ia del dot më. Ka shumë sforcim dhe lodhet shumë. Në Ligën e Europës nuk është as në 23-shën. Unë mërzitem se nuk e shoh as në pankinë atje, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Nëse është mërzitur, të përveshë mëngët e të lodhë b…
Mund të jetë ndeshja ndaj Izraelit një “finale” e vogël për Shqipërinë?
Pres një përgjigje në ndeshjen ndaj Izraelit. Kur fitojnë, “ok”, shumë mirë. Kur humbasin, “ok”, shumë mirë. Duhet të tentojmë të luajmë në Europian. Jemi shumë afër Europianit. Do t’i pyes lojtarët se çfarë është për ata ekipi kombëtar. Për disa prej tyre, kuptohet.
Kemi shumë lojtarë të dëmtuar që nuk luajnë ose nuk janë në formë. Në miqësoren ndaj Ukrainës dhe Kosovës na mungonin 12 lojtarë. Kam një plan specifik. Kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën, që nuk i ka minutat. Do t’ia japim këtë mundësi. Ne nuk jemi Brazili. Nuk kemi Nejmarin. Duhet patjetër të ndryshoj diçka, nuk kam shumë kohë në dispozicion.
Duhet menduar Jordania si provë gjeneralë?
Është shumë e rëndësishme për mua, që t’iu jap minutat e duhura lojtarëve që iu mungojnë. Për këtë do ta shfrytëzoj edhe miqësoren. Më rezultojnë shumë lojtarë që nuk luajnë. Do të jetë skuadër shumë e mbledhur ndaj Izraelit. Rikuperojmë Mavrajn, që është një lojtar i rëndësishëm dhe me karakter. Më duhet të ma dëshmojnë disa prej lojtarëve se çfarë do të thotë të jesh në ekipin Kombëtar. Në çdo moment, ai që është në shënjestër, është Panucci. Për mua ekipi Kombëtar është maksimalja. Ne nuk kemi lojtarë që luajnë në gjysmëfinalet e Championsit. Nuk jemi as Brazili as Franca. Duhet të më dëshmojnë seriozitet disa prej lojtarëve. Rini të qetë. E respektoj shumë Shqipërinë.
Si keni menduar ta pqërmirësoni mbrojtjen?
Pësojmë gola. Jam duke menduar realisht për ketë gjë. Kam konstatuar që kur jemi në avantazh, skuadra pëson më pak. Do të shoh kondicionin e Mavrajt. Kam një sasi lojtarësh në mesfushë, por më duhet të shikoj mbrojtjen. Me Skocinë pësuam një gol nga këndorja, që mund ta evitonim. Duhet më tepër zemër.
Është shumë e vështirë të zgjedhësh një kapiten?
Më duhet ta demonstrojnë në fushë, nëse dikush prej tyre e ka realisht peshën e një lideri. Kam dëgjuar se Panucci është diktator dhe nuk i lejon lojtarët të qeshin.
Keni zgjedhur të keni një sjellje autoritare…
Krahu im i djathtë është Caseti dhe Bulku. Mavraj është një lojtar me personalitet të rëndësishëm, por duhet ta demonstrojë në fushë që është lider. Nuk jam budalla, i marr vesh të gjitha. Pas Skocisë dikush tha pse luan Strakosha dhe nuk luan Berisha. Dikush tjetër, pse luan Berisha dhe jo Strakosha. Imagjinoni, nëse do të veproja si Luis Henrike, që iu heq lojtarëve telefonin në mëngjes. Unë kështu kam zgjedhur dhe kështu do veproj. Lojtarët do të kenë komoditetin për të punuar dhe kjo është e rëndësishme.
A varet e ardhmja nga kjo ndeshje?
Pyetni Dukën. Unë punoj qetësisht, mendoj se kam sjellë seriozitetin dhe profesionalitetin, unë mundohem të bëjë më të mirën për Shqipërinë dhe mundohem të sjell profesionalizëm. E kam bërë gjithë karrierën time dhe uroj të rikuperoj lojtarët. Meqë ne na mungojnë lojtarët, vuajmë. Nëse mendoni se jo, vini edhe Murinjon e Guardiolën, por Shqipëri do të vuajë.
A e mendon vetë largimin?
A largohem unë? Jo, unë jam shumë i lumtur që drejtoj Shqipërinë. Por kam nevojë të shkoj me të gjithë në luftë. Nëse presidenti vendos që problemi është Panuçi, atëherë ik. Unë e lashë futbollin me 2 vite kontratë e u largova nga Palermo. Duhet vlerësuar puna, pastaj nëse Panucci ka një fat dhe fiton një 0-3, mund të shkojmë në Europian. Unë fle i qetë, se mendoj 24 orë në 24 për Shqipërinë, asgjë tjetër, Nuk ka asgjë për profesionalizmin tim. Mund të gaboj, por të gjithë përmirësohen. Jam i bindur se këta lojtarë mund të bëjnë shumë më tepër, ne me këta 23 mund të shkojmë në Izrael e fitojmë. Me këtë skuadër mund të shkojmë e fitojmë atje. Pastaj të shohim me Sadikun e Roshin të rikuperuar ku mund të shkojmë.
Top Channel