Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, 28 vjeç. Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, 10 mijë euro, tre automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin të të plagosurve Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë: F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë; M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut ata janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA