“DigitAlb” po prezanton premierën e filmit “The Brave”, “Të guximshmit”. Një produksion shqiptaro-amerikan që vendos në qendër ngjarjet e Lazaratit. A do të mundet një polic i thjeshtë të luftojë rrjetin e mafias ndërkombëtare të hashashit ? Këtë do ta zbulojmë gjatë premierës së “The brave”, i cili që prej pesë tetorit do të jetë për publikun e gjerë në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Me regji të William Kaufman, filmi i zhanrit aksion vjen si bashkëprodhim i DigitAlb, 3 Amigos, Mercury films dhe Cukali Films.

“DigitAlb ka qenë brenda këtij projekti që në fillim dhe unë besoj që po të mos ishte Digit Alb që ta mbështeste ndoshta ky projekt mund të mos ishte realizuar. Ka pasur shumë vështirësi. Shqipëria vetë është një vend shumë i vështirë, por edhe projekti duke qenë shumë i madh kishte peripecitë e veta, por rëndësi ka që jemi këtu dhe jemi me një gjë shumë të bukur në duar. Në thelb Shqipëria e këtij filmi është e bukur. Madje është gjetur një mënyrë që të tregohet që fajtori i vërtetë mund të jetë edhe të huajt, të cilët vijnë dhe përzihen me shqiptarët”, tha Koloreto Cukali, bashkeprodhues.
Historia nisi natyrshëm në një bisedë mes miqsh.

“Përgjatë kohës këtu në mënyrë të beftë rashë në dashuri me Shqipërinë dhe doja të provoja të bëja diçka të mirë për këtë vend. Telefonova Isan dhe krijuam një skenar të informacioneve së bashku, shkruajtëm një histori dhe tani do të kemi një film me shqiptarët heronj , dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, Chad Pittman, Bashkëprodhues.

“Erdhi e natyrshme të bënim film në këtë vend kaq të bukur dhe me histori si Shqipëria. Gjërat avancuan. Bëmë skriptin dhe tre vjet më vonë jaku jemi”, tha Issa Zaroui.

“Unë jam këtu në Shqipëri për gati 25 vjet, në rajon të paktën. Edhe unë kam nusen nga Gjirokastra. Edhe meqënëse ndodhën disa gjëra atje në atë zonë ishin një frymëzim. Ne kemi vënë Shqiptarët si heronj”, u shpreh Mark Crawford.

Filmi sjell një kast të shkëlqyer aktorësh amerikanë, rusë e shqiptarë në një produksion
me përmasa hollivudiane. Ne role janë Armand Assante, Louis Mandylor, Ravshana Kurkova, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi, etj.

“Roli im në film është shumë i vogël. Nuk e di nëse do më shihni do t apo jo. Për herë të parë në jetën time u ndjeva një artist i vërtetë. Një produksion perfekt”, u shpreh Salsano Rrapi, aktor

“Unë jam në anën e personazhit negativ. Unë jam ai i keqi si me thënë”, tha Ervin Bejleri, aktor.

Përvec Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë muajit tetor filmi do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Europës Perëndimore dhe Italisë. Duke kontribuar kështu në krijimin e një imazhi pozitiv për Shqipërinë e sidomos për Renean.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA