Irani dhe antisemitizmi në Gjermani janë dy temat kyçe të vizitës së kancelares gjermane në Izrael. Në Jeruzalem, zyrtare gjermane e ata izraelitë zhvilluan konsultime intensive pas një ndërprerjeje të gjatë

Shteti hebre i kërkoi Gjermanisë te jete ne krahun e tij në betejën kundër armatosjes bërthamore të republikës islamike. Tregtia që Bashkimi Europian bën me regjimin e ajatollahëve u kritikua ashpër nga presidenti izraelit Reuven Rivlin, i cili i bëri thirrje europës t’i bashkohet sanksioneve te reja.

“Monstra iraniane”, citohet të ketë thënë ai, “duhet të ngordhë urie, jo të ushqehet .Vetëm kështu mund të garantohet stabiliteti global. Ne i lutemi Gjermanisë që të vihet në anën tonë, në kërkesën për ta mbikëqyrur programin atomik iranian dhe që të mos e lejojë këtë vend që t’i shkelë premtimet e tij”, ishte komenti i Rivlin.

Por në një takim me studentë në Jeruzalem, edhe Merkel deklaroi se pajtohet plotësisht me idenë që Irani nuk duhet lejuar te prodhoje arme atomike.

Deri ketu, kancelarja ishte dakord me ekzekutivin izraelit. Qëndrimet e tyre ndahen kur vjen fjalë tek rruga qe duhet ndjekur kur ka mospajtime.

Kryeministri i izraelit Benjamin Netaniahu e ka akuzuar Merkelin se ndjek një kurs shumë të bute ndaj Teheranit, ndërsa marrëveshjen e arritur në 2015-tën, e konsideron një ujdi që praktikisht çon miliarda dollarë në duart e Teheranit, të cilin e quan mbështetës të terrorizmit islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA