Këtë të shtunë në Pop Culture, Dojna Mema ka zgjedhur të përfshijë në rubrikën “Një ditë me…” , personazhin kontravers Robert Aliaj.

Në promon e publikuar nga “Top Channel” Roberti i përgjigjet disa pyetjeve pikante si : “Të flet Gala , vajza jote për meshkuj? Apo është sektor i mamit…”

Aliaj thotë me humor se ai është sektor i të gjithëve, duke shtuar se nuk është aspak baba xheloz dhe se vajza e tij do të “lajë hakun” e babit.

Në fund të klipit, Robert Aliaj kap në befasi Dojnën duke i “vjedhur” një puthje, të paktën kështu duket në ekran.

Për të zbuluar vërtetë se çfarë ka ndodhur mes të dyve, ndiqni “Pop Culture” këtë të shtunë, ora 15:40 në “Një ditë me…”.

Top Channel