Prej disa ditësh Kreu i Shtetit ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar vizita të ndryshme, një ndër tyre ka qenë edhe në Universitetin “John Hopkins” në Uashington D.C, ku ka qenë i ftuar nderi.
Në këtë aktivitet Presidenti Meta ka kërkuar nga SHBA që të mbajë gjithnjë vëmendjen nga Ballkani, e pikërisht një pjesë e këtij fjalimi është rishpërndarë nga Qendra për Analizat Politike Europiane (CEPA).
“Ju lutemi gjithmonë mbani një sy hapur te Ballkani, edhe kur jeni në gjumë! Kjo do të na ndihmonte për të mos i minuar arritjet e deritanishme në rajon. Le të ruajmë atë që kemi arritur, sepse nuk ka rajon më të bukur se Ballkani!”, ka qenë citati i Metës, i shpërndarë nga CEPA, teksa apelon në SHBA për një vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit.
Top Channel