Bukuri, por edhe shumë trishtim. Kështu ndjesish të krijojnë pikturat e Gazmend Lekës në ekspozitën e tij “Lutje”. Akti që kryhet në vetminë e plotë.

A është kjo lutje vetëm e tij? Jo. Por, ai niset nga vetja.

“Lutja e artistit. Kështu e kam patur edhe titullin e ekspozitës, por e hoqa atë të artistit, duke menduar se të gjithë njerëzit luten, në mënyrën e tyre. Si me thënë njëlloj bekimi që njeriu i jep vetes së vet kur fillon një punë. SI me thënë puna mbarë sot. Dhe në këtë moment kur lutja bëhet e thellë dhe e brendshme kthehet në meditim’, u shpreh piktori Gazmend Leka .

Artisti krijon kështu nga heshtja e madhe. Duke u përhumbur në një perspektivë personale. Ndërkohë që studioja kthehet në tempullin e tij vetjak.

“Në studion time unë rri pothuajse gjithë ditën. 10, 12 orë. në atë vetminë e madhe, por unë nuk jam në vetmi, sepse jam megjithë imazhet e mia që më vijnë rrotull, që më përshpërisin, që më kërcënojnë, që më duan etj. Dhe unë mendova që pikërisht këtë lloj peisazhi të studios sime ku unë si personazh kryesor jam me trup edhe me shpirt ta jepja kësaj radhë tek lutja’, tha Leka.

Në rrëmujën e përhershme miq e demonë përzihen me njëri-tjetrin, duke na sjellë një gjendje përtej jetës.

“Unë mendoj që çdo artist që krijon një vepër humb diçka nga vetja. Domethënë i bie që vdes nga pak, por ringjallet në veprën e tij’, përfundoi Leka.

Ekspozita “Lutje” do të qëndrojë e hapur për publikun në galerinë FAB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA