Sipas Bankës Botërore, Kosova është vendi me zhvillimin më të shpejtë në rajonin e Ballkanit.
Ekonomia e saj është rritur për këtë vit me 4.2 për qind, ndërsa parashikohet që në periudhën 2019-2020, rritja ekonomike të jetë 4.5 për qind.
Por, – tërheq vëmendjen Banka Botërore, – perspektiva është e cënueshme nga rreziqe të jashtme dhe të brendshme.
Zyrtarët e Bankës Botërore në Kosovë prezantuan raportin e rregullt ekonomik të bankës për Ballkanin Perëndimor, ku vlerësohet se rritja për të gjithë rajonin është 3.5 për qind, rritje kjo e lartë, por e brishtë.
Sipas Bankës Botërore, papunësia në Kosovë është rreth 30 për qind, ndërsa krijimi i vendeve të reja të punës është ngadalësuar, krahasuar me një vit më parë.
Zyrtarët tërheqin vëmendjen se kriza e paralajmëruar financiare në tregjet ndërkombëtare mund të mos kursejë as Kosovën, ndaj qeveria duhet të marrë masa paraprake.
Top Channel