Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “FOUR” duke vënë në pranga një person, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët dyshohen si autorë të një sërë vjedhjesh.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi K.K, 18 vjeç, procedohet në gjendje të lirë shtetasi I.T. ndërsa është shpallur në kërkim Xh.Q, 22 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.

Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:

1▪Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur “Omonia” dyshohet se kanë vjedhur motorin tip “Sprinter” në pronësi të shtetasit D.N.

2▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen “Bashkimi” në pronësi të shtetasit Gj.Q.

3▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip “Honda” në lagjen “1 Maji” në pronësi të shtetasit A.A.

4 ▪Më datë 03.10.2018, në lagjen “24 Maji” dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave “Suzuki” dhe “Sprinter”.

5▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.M në lagjen “Bashkimi”, ku kanë marrë 20.000 lekë te rinj.

6▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit A.A, ku kanë marrë disa vegla pune të reja.

7▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një picerie në lagjen “29 Nëntori” (para).

8▪Më datë 20.09.2018, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.Q (orendi shtëpiake).

9▪Më datë 12.08.2018, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit V.D.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar:

• Një automjet i markës “Benz ML” ngjyrë gri
• Katër motora (Spinter, Suzuki, 2-Honda)
• Targa të ndryshme automjetesh
• Bizhuteri me vlerë (varëse, unaza, byzylykë, vëthë)
• Vegla pune për ndërtim (troko, trapan)
•Vegla pune për kryerjen e vjedhjeve (trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa)
• Veshje për maskim (xhupa, maska, doreza)
• Litarë për tu ngjitur dhe zbritur për vjedhjen e banesave,
• Çanta për mbajtjen e sendeve të vjedhura etj.

Top Channel