“Tre Musketjerët” janë gjithmonë shumë të dashur për publikun, por kësaj here rikthehen në një vend ku vjeshta përbën shumë kuptim, në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës.

Jeni ndër të parët që keni këndur hershëm këtu apo jo?

“Patjetër kam një pjesë të rinisë sime këtu kështu që mezi e pres. Më duket sikur jam para tridhjetë e ca vjetësh”, tha Aleksandër Gjoka.

Do ta përzieni rocku-n m baladat?

“Do ta lemë surprizë”, u shpreh Gjoka.

“Ne kemi bërë edhe këngë të qeta edhe këngë më ulërima. këto do sajohen aty bashkë në një kazan të madh edhe do dali produkti. Kjo gjë do bëhet”, tha Elton Deda.

“Publiku i cili ka munguar në Pallatin e Kongreseve, nga i cili ka pasur kërkesa sigurisht që shumë, ne menduam të bëjmë një natë. Kjo mund të jetë nata e dytë e atyre që nuk kanë ardhur në Pallatin e Kongreseve”, u shpreh Redon Makashi.

Cilat janë ato perlat e repertorit tuaj që do të dëgjojmë?

“Janë këngët që kemi bërë ndër vite. janë këngë që i këndojmë tek e tek, pastaj pjesën e dytë të koncertit do të bshkohemi të tre dhe do t’i këndojmë të gjithë bashkë, me kombinime sigurisht”, tha Elton Deda.

Redon Makashi: Në programin që ne kemi janë kryesisht hitet tona dhe 100 për qind shqip.

Elton Deda: Plus që ka edhe një risi tjetër, do vendosim disa lead wall-e që do të jenë tekstet tona, pra nuk është karaoke, por sigurisht do të jenë tekstet tona të ekspozuara edhe njerëzit.

Aleksandër Gjoka: Pavarësisht që pjesa më e madhe i dinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA