Në përvjetorin e parë të Platformës së Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, Edi Rama uli për herë të parë qytetarët në tryezën ku zhvillohen mbledhjet e Qeverisë, ndërsa ministrat u detyruan të lironin karriget duke u postuar një rresht më pas.
“Platforma funksionon dhe ndihmon që të jemi pranë njerëzve të ndjekim ecurinë e ndëshkimit për kë nuk ka bërë detyrën”, tha Rama.
Pavarësisht bindjen se platforma po funksionon, Kryeministri pranoi se shërbimi që qytetarët marrin në zyrat e shtetit lë ende për të dëshiruar.
“Zyrat e shërbimeve nuk janë aty ku presim, ka disa përmirësime të lehta, por vazhdon të mbetet problem shërbimi me cilësi e në kohë”, tha Kryeministri.
Për të përmirësuar këto shërbime, Rama insistoi duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.
“Kështu besoj materializohet fuqia bashkëqeverisëse”, tha Rama.
Me këtë rast, Rama pohoi se bashkimi i Hipotekës dhe Aluiznit do t’i japë fund odisesë me titujt e pronësisë.
Top Channel