Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari, i cili ishte në drejtimin e mjetit, ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Gjinar , në fshatin Zavalinë.

Mësohet se mjeti “Fuoristradë” me drejtues shtetasin T.D. 31 vjeç, ka dalë nga rruga, e si pasojë e aksidentit ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri shtetasi F.D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel