Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra milionë dollarë për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen 3 muaj pasi ylli aziatik i filmave nuk ishte parë më në publik.
Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t’i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur.
Mendohet se aktorja e famshme kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që i paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët.
Të mërkurën, Fan Bingbing kërkoi falje në llogarinë e saj Weibo: “Kam vuajtur shumë kohët e fundit… Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. U kërkoj falje të gjithëve”.
Aktorja kineze është bërë e famshme në të gjithë botën pasi ka interpretuar në sagën e filmave “X-Men” dhe “Iron Man”.
Top Channel