Instagrami nuk ka punuar për disa orë paraditen e së mërkurës, duke bërë të pamundur që të shikohen fotot dhe profilet e atyre që ndjekim në këtë rrjet social.

Përdoruesit e tij, sapo e hapnin aplikacionin, shihnin të shkruar mesazhin “cannot refresh feed”, ndërsa kur shkonin te profilet e miqve, gjithçka dilte bosh.

Edhe versioni web i Instagramit kishte probleme.

Sipas “Down Detector”, Instagrami ka pasur probleme sidomos në Europë, Australi dhe në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Top Channel