Botërori i volejbollit, Polonia përsërit titullin kampion; Brazili, i pafuqishëm

30/09/2018 23:33

Polonia është shpallur kampione bote në volejboll për meshkuj, duke mundur në finalen e madhe Brazilin me rezultatin 3-0 (28-26, 25-20, 25-23).

Seti i parë ishte shumë i ekuilibruar, por polakët arritën ta fitojnë dhe që pas atij seti nuk u ndalën më.

Kurek (24 pikë) dhe shokët e tij nuk i lanë më mundësi amerikano-latinëve që të bënin diçka për të kthyer ndeshjen në dy setet e tjera.

Ky është tituli i tretë kampion bote për Poloninë në volejboll për meshkuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA