Pasi cikloni “Ksenofon” solli mot të keq në shumë zona të vendit, me erëra të fuqishme deri edhe reshje bore, cikloni i dytë mesdhetar i quajtur “Zorba” ka shkaktuar alarm në të gjithë Greqinë.

Fenomeni i rrallë mesdhetar, siç pasqyrohet në hartat e ndryshme, pritet të godasë Jonin e jugut, sipas parashikimeve të Qendrës Kombëtare së Meteorologjisë në Athinë.

Nga e shtuna në mëngjes, “Zorba” do të jetë më i egër në kalimin e tij nga Kreta, Kithira, Dodekanisa dhe Peloponez. Stuhitë detare pritet të shkaktojnë dallgë deri në 11 metra dhe problem në lundrimin e anijeve.

Lexo edhe:
Moti i keq alarmon Greqinë. Cikloni “Ksenofon” shkakton një sërë problemesh

Orët e fundit, cikloni i parë që kaloi në shumë zona të Greqisë shkaktoi probleme në furnizimin me energji elektrike në periferinë e Atikës. Mbrojtja Civile mbylli për sot të gjitha shkollat në Atikë, Zakintho, Kefaloni, Peloponez dhe në shumë zona të Kretës.

Shërbimi zjarrfikës pranoi mbi 800 telefonata nga qytetarë të ndryshëm për problemet që shkaktuan stuhitë lokale në Athinë, Kretë, Peloponez, Janinë e disa ishuj të Egjeut.

Organet lokale këshillojnë qytetarët që të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të kufizojnë lëvizjet në zonat ku do të godasë cikloni i dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA