Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar sot me kongresmenë amerikanë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
“Ju ndihmuat Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe tani jeni duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar. Populli dhe institucionet e Kosovës janë krenarë që kanë një zë të fuqishëm në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Për këtë kontribut tuajin ne do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj.
Kongresistët amerikanë, edhe njëherë i konfirmuan kryeministrit Haradinaj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjitha proceset politike dhe zhvillimore në Kosovë.
Top Channel