Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është arrestuar ditën e sotme deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në Kosovë, për shkak të kanosjes ndaj ish-prokurorit special të Kosovës, Elez Blakaj, që po hetonte rastin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmin e ka konfirmuar për “KosovaPress”, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Ekrem Lutfiu.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është ndaluar për shkal të veprës penale të kanosjes për 48 orë”, ka njoftuar Lutfiu. Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj kishte bërë reagime të ashpra ndaj Elez Blakajt duke e quajtur “bir kudre dhe idiot”. Deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij. “Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj në një paraqitje në televizionin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA