Sipas të dhënave të raportit “Pabarazia në Europën Juglindore” nga Friedrich Ebert rezulton se universitetet po i mbyllin dyert studentëve të varfër dhe për këtë Shqipëria mban vendin e parë.

Ndërkohë që 59% e atyre që ndjekin arsimin e lartë në vendin tonë janë nga shtresat e pasura të vendit.

“Në Bosnjë, 8% e të varfërve ndjekin arsimin e lartë, në Maqedoni 4% dhe në vendet e tjera të rajonit arrin shifra deri në 11%. Ndërsa në Shqipëri, vetëm 1%”, shprehet Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare.

Por, cilat janë arsyet që pengojnë studentët e shtresës së ulët të mos vazhdojnë studimet universitare?

“Sepse ne kemi tarifat më të larta në Europë, deri në 3 milionë shkojnë tarifat e masterit në Shqipëri. Ndërsa, në Gjermani, që pagat shkojnë 2-3 mijë euro, arsimi publik është falas. Familjet shqiptare janë në vështirësi, sepse minimalisht një shtëpi me qira në kryeqytet të shkon 2400 euro në vit, po të marrim pagën mesatare të një familjeje shqiptare. Si mund ta përballojë pagesën për masterin, pagesën e shtëpisë dhe jetesën me 250-300 mijë lekë? Kjo është arsyeja pse ne të varfërve shqiptarë u kemi vënë barrikada”, shpjegon Xhemollari.

Rigelsi, teksa shpreh shqetësimin, parashtron zgjidhjen për thyerjen e këtyre barrikadave ndaj studentëve me financa të pakta: “Zgjidhjen më të mirë ta japin modelet perëndimore. Rrit investimin për arsim dhe gjithçka rregullohet. Rrit investimin mbi bazën e GDP-së. Sipas Bankës Botërore, rritja me 1% në arsim përshpejton brenda vitit ekonominë, po me 1%. Dhe shteti ynë duhet të zgjedhë: do të investojë për arsimin apo do i lërë rrugëve të rinjtë, pa universitet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA