Në një konferencë për mediat nga ambientet e kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për përgatitjet e draftit të buxhetit të vitit të ardhshëm, ku ka vënë theksin tek rritja e pagave në disa sektorë dhe gjithashtu rritjen e pensioneve .

“Rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri. Në 2019-n do të ketë edhe rritje të pensioneve”, u shpreh Rama pa dhënë detaje të tepërta rreth përqindjes që do të ketë rritje çdo sektor.

“Reformat po na krijojnë mundësi për rritje pagash dhe shpërblime. Reformat shtetbërëse patjetër që kanë dhimbjet dhe sakrificat e tyre. E vërteta është që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në shumicë dërrmuese kanë qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e këtyre reformave dhe pamundësinë për të vijuar në rrugën e vjetër të kaosit e mungesës së rregullave”, tha Rama

Më tej kryeministri Rama foli edhe për shpërndarjen e librave falas për të gjithë sistemin arsimor 9-vjeçar, duke premtuar se do ta arrijë këtë qëllim brenda këtij mandati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA