“Carmen”, vepra operistike e renditur si e para në repertorin e gjithë teatrove në botë, rivjen në Pallatin e Kongreseve që prej 27 shtatorit.
Intesitet emocional, interpretim vokal dhe kërcimet të zjarrta këtë herë do të konkretizohen në një bashkëpunim ndërmjet TKOB dhe Teatrin Nacionale të Operas të Serbisë.
“Do të vijë ndoshta edhe më fuqishëm për arsyen e një miksimi të artistëve tanë me artistë kryesorë të Teatrit Nacional të Serbisë. Secili solist, secili personazh sjell në këtë vepër eksperiencën e tij, sjell frymëzimin që ai merr nga shoqëria që jeton”, tha Zana Çela.
Drejtori i i Operas së Beogradit, Dejan Savic tha: “Menjëherë pas “Carmen-it” në Tiranë, në dhjetor do të vijë një kuartet solistik. Më pas do të bëjmë të njëjtën gjë për “Traviatën”. Solistët tanë do të vijnë këtu. Më pas do të bëjmë të njëjtën gjë edhe për baletin”.
“Carmen” do të vijë nën interpretimin e Vikena Kamenicës dhe Ljubica Vranes, ndërsa petku o Don Jose do të mbështillet me zërin e Armando Kllogjrit e Janko Sinadinovic.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi të nënshkruar që sesionin e kaluar, po ashtu do të ketë shkëmbime bashkëprodhimi midis dy teatrove, duke përzier solistët, por edhe aktorë të tjerë.
Top Channel