Barcelona kundër VAR-it: Duhet të përdoret në mënyrë korrekte

24/09/2018 08:16

Në minutën e 33-të të ndeshjes mes Barcelonës dhe Gironës, që përfundoi 2-2, nisën polemikat. Përballë zonës së vendasve, Lenglet goditi me bërryl Pere Ponsin, pasi ky i fundit kishte shkaktuar faull.

Arbitri Gil Manzano shkoi të shikonte edhe një herë incidentin pasi vëzhguesit e VAR-it e këshilluan ta bënte këtë gjë. Pasi shikoi pamjet, gjyqtari vendosi që të ndëshkonte me të kuq mbrojtësin e Barcelonës.

Me një vendim të tillë futbollistët dhe stafi i Barcelonës nuk ishin aspak dakord. Sergio Busquets u shpreh pas ndeshjes se VAR-i duhet përdorur në mënyrë korrekte.

“Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë”, theksoi mesfushori i Barcelonës.

Edhe trajneri Ernesto Valverde nuk është dakord me kartonin e kuq: “Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agression”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA