Pas fitores befasuese ndaj Manchester City në Angli, në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League këtë të mërkurë, Lyon ka konfirmuar se është në një formë mjaft të mirë teksa ka mposhtur në shtëpi rivalët e Marseille me rezultatin 4-2.

Të parët që kalojnë në avantazh janë vendasit me anë të Houssem Aouar në të 28-tën, por nuk ishte e thënë që Lion të shkonte me fitore në dhomat e zhveshjes, pasi
Florian Thauvin barazoi shifrat në 1-1 në 39-tën.

Pa më të voglin dyshim më i miri në fushë ishte Bertrand Traore, i cili në fraksionin e dytë të ndeshjes gjeti dy herë rrjetën e miqve, në të 51-tën dhe 60-tën.

E teksa minutat kalonin Nabil Fekir ka shndërruar në gol një penallti të akorduar në minutën e 74, ndërkohë që Clinton N Jie do të ngushtonte diferencat në 4-2 në minutën e 82-të.

Vlen për t’u shënuar edhe dalja me të kuqe e Duje Caleta-Car në të 83-tën, por minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA