Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviç ka folur së fundmi mbi debatet e ditëve të fundit në lidhje me korrigjimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai është shprehur se nuk mund të humbet sërish paqja me Kosovën për ndryshim të mundshëm kufijsh, që sipas tij nuk do të sillnin ndryshime të mëdha.
“Disa kilometra katrorë më pak ose disa kilometra më shumë nga kjo anë ose nga ana tjetër e kufirit, është triviale në raport me atë që mund të ndodhë nëse e humbim paqen”, ka vlerësuar ai.
Jovanoviç ka thënë se “Kosova nuk mund të humbet dy herë”. “Për shkak të politikës së gabuar ndaj popullit shqiptar, kemi hyrë në luftë nga e cila kemi dalë me kapitullim”, ka përfunduar Jovanoviç.
Top Channel