Pakkush mund ta mendonte se Barcelona nuk do të dilte me pikë të plota në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Gironas.

Kalimi i shpejtë në avantazh me anë të Messit në të 19-tën, duket se u zhvlerësua me daljen me të kuqe të Clement Lenglet, i cili i la shokët e skuadrës me 10 lojtarë që në të 35-tën.

Të gjendur në avantazh numerik, miqtë arritën të gjejnë dy herë rrjetën e golit me anë të Cristhian Stuani, fillimisht në fundin e pjesës së parë, e po ai dyfishoi rezultatin në 1-2.

Por në të 63-tën Gerard Pique barazoi shifrat në 2-2, e pavarësisht këmbënguljes së lojtarëve të Barcelonës rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA