Operacioni “Oaz”, Rama: Policia foli përsëri me vendosmërinë e ligjit
22/09/2018 11:22
Teksa kreu i PD-së vijon ta akuzojë për vetingun në politike, kryeministri Edi Rama përmes një postimi sërish në Twitter, përshëndet operacionin “Forca e Ligjit”, për rastin e fundit të arrestimeve në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam.
“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit.Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.Forca e Ligjit po përshkallëzohet”, thotë ai.
Top Channel