Berat, lindin trenjakë. Nëna 25-vjeçare u habit pasi priste binjakë

22/09/2018 20:12

Një nënë nga Berati ka thyer shifrat e INSTAT lidhur me numrin e lindjeve në vend.

Në harkun kohor të 15 viteve të fundit, në Berat ka munguar një lindje trenjakësh. Por, këtë të shtunë, 25-vjeçarja Libonika Dodoveci ka sjellë në jetë 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza, përmes një lindjeje çezariane.

Mimoza Beja, infermiere pranë Repartit Obstetrik Gjinekologjik, në Spitalin e Beratit, konfirmoi se 3 fëmijët, djali me peshë 3 kg dhe vajzat me peshë 2.7 dhe 2.6 kg gëzojnë shëndet të plotë. Sipas infermieres, kjo lindje konsiderohet e veçantë për këtë spital, pasi kishte munguar prej 15 vitesh.

Nga ana tjetër, nëna e re, e cila në shtatëzaninë e parë solli në jetë 3 fëmijë, shprehet e habitur sepse nga ekot kishte mësuar se priste binjakë, por jo tre fëmijë.

Ndërsa, babai i fëmijëve, Ervisi, i emocionuar shprehet se do të jetë jo e lehtë për të përballuar rritjen e trenjakëve dhe për këtë apelon për ndihmë, sado e vogël qoftë ajo.

Top Channel