Arrestime në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam, Xhafaj njofton superoperacionin

22/09/2018 09:18

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter për një tjetër operacion “Forca e Ligjit”, duke paralajmëruar se detajet do të bëhen të ditura në konferencë për shtyp.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA