Pavarësisht se kjo javë ka ardhur me disa ndryshime të vogla në renditje, pesë vendet e para mbeten të njëjta, duke ndryshuar pozicion brenda tyre.
Ndërkohë që javën e kaluar, kreun e listës e mbante bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana”, këtë javë kjo këngë është mposhtur nga produksioni më i ri i Alban Ramosaj, “A Thu Pse”, i cili është ngjitur me një pozicion, duke zënë vendin e parë në klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Në vendin e tretë renditet “Fake”, kënga e fundit e Tayna, e cila ka fituar dy pozicione nga java e kaluar ndërsa “Shqipe” e po të njëjtës artiste, ashtu sikurse edhe javën e kaluar, mban vendin e 4-t. Në vendin e 5-të pozicionohet “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil, i cili ka humbur dy pozicione nga java e kaluar.
Por cilat janë këngët që kanë qendruar më shumë në “Top 5” gjatë këtij sezoni veror?
Kënga më e votuar, e cila u shpall edhe hiti i kësaj verë, ka qënë dhe vazhdon të jetë “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil, duke qëndruar në “Top 5” për 14 javë. Një tjetër projekt, i cili rezultoi tepër i pëlqyer këtë verë është “Columbiana” e Tayna dhe Don Phenom, një këngë që ka qëndruar në 5-shen më të nxehtë të listës për 11 javë.
“Mike” e Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, sëbashku me “Shqipe” të Tayna kanë qëndruar në “Top 5” me 6 javë secila, duke lënë kështu të nënkuptohet se këto dy këngë padiskutim mbeten ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere.
Përveçse me “Columbiana”, Don Phenom ka qenë pjesë e “Top 5” edhe me këngët e tij “Jena Lit”, e cila ka qëndruar në këtë grup për 5 javë.
“Merri Merri” e Ledrit dhe Butës, “Dashni me raki” e Florit dhe Ghetto Geasy si edhe “Alea” e Butrint Imerit kanë qëndruar gjithashtu më gjatë në “Top 5”, ekzaktësisht me nga 4 javë secila.
Top Channel