Statusi i naftëtarit, sërish protesta në Fier
21/09/2018 11:41
Rreth 100 ish-naftëtarë të Fier-Patos-Marinëz protestuan përpara prefekturës Fier për statusin e naftëtarit.
Sipas ish-naftëtarëve qeveria shqiptare ka lënë në harrese këta naftëtarë duke vonuar dhënien e statusit. Prej një viti e gjysmë nga vendimi i qeverisë për dhënien e statusit ky vendim ende nuk është zbatuar.
Ata i bëjnë apel qeverisë për të shpejtuar zbatimin e statusit. Ish-naftëtarët kërkojnë që qeveria të bëjë të mundur dhënien e statusit që dhe ata të gëzojnë përfitimet e këtij ligji.
Top Channel