Princi George mund të jetë dhe i treti në listën e fronit të Anglisë, por në fund të fundit është një fëmijë vetëm 5 vjeç. Ashtu si bashkëmoshatarët e tij edhe George i pëlqen të luajë.
Adhuron helikopterët, pasion që e ka marrë nga i ati, duke pasur parasysh që e vetmja dhuratë që kërkoi për krishtlindjet ishte një lojë policie. Dhe Mbreti Luan, pasion i përbashkët me xhaxhain Harry.
Por gjatë një vizite të martën në Acorn Children’s Hospice, në Birmingam, princi Uilliam zbuloi edhe një fiksim të ri të George: Dinozaurët.
Para disa fëmijëve që po vizatonin dhe ngjyrosnin dinozaurë, princi tha: George është i fiksuar me dinozaurët. Kemi mësuar gjithçka për ta”.
Përveç kësaj, Uilliam tha se dinozauri i preferuar i të voglit George është T Rex, sepse “është më u zhurmshmi dhe më i frikshmi” Ndërsa princesha e vogël Charlotte është e fiksuar me modën dhe e çmendur për të kuqen, dhe duket se i pëlqen shumë të kërcejë.
Por për të ditur ndonjë gjë më shumë për fëmijën e tyre të tretë, princi Louis, duhet të presim dhe disa vite.
Top Channel