Cili do të jetë aksioni opozitar nëse kryeministri Rama do të vijojë të mbajë pushtetin është pyetja që lind pas paralajmërimeve të forta të opozitës, të cilat shprehen se zgjedhje të lira me Ramën kryeministër nuk mund të ketë. Kjo ka qenë edhe një prej pyetjeve që gazetari Denis Dyrnjaja i ka bërë të ftuarit të tij të radhës në “Top Talk”, kreut të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.

I pyetur rreth paralajmërimeve të forta që vijnë nga fronti opozitar ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, se mos ndoshta këto do të mbeten vetëm kërcënime në aspektin verbal, e për këtë arsye kryeministri Rama i ironizon herëpashere, Paloka përgjigjet se do të ezaurojnë të gjitha mënyra institucionale, e nëse Rama do të vijojë të jetë në pushtet, atëherë opozita do i bëjë thirrje qytetarëve për revolta.

“Ironizoi edhe kuksianët para protestës dhe e pamë si reagoi. Ne hapat që po ndjekim i kemi të deklaruara. Ato që ju i quani kërcënime thjesht verbale, janë paralajmërime. Ne jemi një parti dhe opozitë që nuk e duam ta shohim këtë vend vetëm me zjarr dhe me hekur, se duam që të vijmë ne në pushtet. Rama po, 21 Janari është prova më e mirë për këtë. Por ajo që ne kemi deklaruar është se pasi kanë mbaruar të gjitha mënyra institucionale për një kryeministër që sot nuk pyet për Kushtetutë, ka uzurpuar çdo pushtet dhe nuk pyet më. Nuk ka rrugë tjetër nesër. Të jeni të bindur se këto nuk janë kërcënime dhe pasi ne t’i kalojmë edhe këto hapa do t’i bëjmë thirrje qytetarëve që ta tërheqin zvarrë Edi Ramën”, u shpreh Paloka, që më tej gjatë intervistës shtoi “Edi Rama ikën vetëm në një mënyrë dhe ajo nuk është me votë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA