Idrizi-Dule bashkë në opozitë?! Paloka: Ky front për të larguar Ramën, jo për të qeverisur sëbashku

21/09/2018 16:00

Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë, ngriti shumë pikëpyetje nëse Vangjel Dule do të qëndronte akoma, apo jo, në frontin opozitar, për shkak të përplasjeve të tyre. Por i ftuar në studion e “Top Talk”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, hodhi çdo dyshim për një çarje mes opozitës dhe PBDNJ-së të Vangjel Dules.

E sipas tij pasi të largohet Rama nga qeveria, çdo parti do të hyjë në koalicion me ato parti që u përputhet edhe programi

“Nuk ekziston më kushtëzimi mes PDIU dhe PNDNJ. Fronti opozitar që është ngritur sot nuk është fronti që do të qeverisë nesër. Ky është fronti që do të rrëzojë Edi Ramën. I gjithë sfondi politik, bashkë me qytetarët janë të bindur se Rama duhet larguar sa më parë. Pasi të largohet Rama do të krijohen kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, ku çdo parti do të zgjedhë koalicion, programin. E natyrshëm s’mund të ngatërrohen dy parti që kanë programe të ndryshme nga njëri-tjetri. Sot kemi një front kundër Ramës. Nesër çdo parti do të hyjë në zgjedhje me koalicionin e saj dhe me programin e saj do të përpiqet të marrë votat e shqiptarëve”, tha Paloka.

Duke marrë parasysh numrin e votave të marra në zgjedhje nga partitë e rreshtuara në opozitë, Paloka shprehet: “Të jeni i bindur, se edhe me numrat e sotëm të këtyre partive, Edi Rama është sot pakicë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA