Gjenden prokurorë për “Shullazin”, Prela dhe Osmani dalin vullnetarë, incident te Krimet e Rënda

21/09/2018 12:37

Me anë të një njoftimi për median Prokuroria e Përgjithshme njoftoi gjetjen e dy prokurorëve që do të shpallin pretencën ndaj Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endri Qyqes dhe Endri Zelës.

Pavarësisht se emrat e tyre nuk publikohen sikurse edhe mënyra se si është zgjidhur situata, Top Channel ju tha jo zyrtarisht se prokurorët e Shullazit do të jenë Donika Prela dhe Gentian Osmani, përkatësish shefja dhe zëvendës shefi i Krimeve të Rënda.

Jo zyrtarisht sqarohet se ata janë komanduar me urdhër të Arta Markut, e cila pavarësisht masave ndëshkuese që urdhëroi për 10 prokurorët që nuk pranuan shortimin, në një farë mënyre ju dha atyre të drejtë me zgjidhjen pa short, por me komandim. Me një prokurori që gjendet në një frymë të paprecedentë dhe nga ana tjetër mediat që raportuan minutë pas minute nuk kanë munguar edhe batutat e gazetarëve.

Por zgjidhja e ngërçit nuk e kthen me qetësinë dhe prestigjin e humbur të Krimeve të Rënda. Tashmë ka nisur një betejë tjetër brenda llojit e brenda magjistratëve të ndëshkuar. Ata thonë se në vetvete edhe mbledhja e thirrur 3 ditë më parë ishte e paligjshme dhe në shkelje të ligjeve të paketës së reformës në drejtësi.

Legjislacioni i ri i prokurorisë urdhëron eprorët që të thërrasin mbledhjet 3 ditë para se ajo të zhvillohet, mbledhja të jetë e argumentuar me shkrim për datën, ditën dhe shkaqet e takimit.

E ndërsa gjatë të premtes prej 19 seancave dy u shtynë për shkak të mungesës së prokurorëve, kulmi i konfliktit u shënua një ditë më parë. Një prej prokurorëve që është në listën e të ndëshkuarve është konfliktuar me drejtuesen e Krimeve të Rënda pasi ka kërkuar shpjegime për referencën ligjore, sipas të cilës, është marrë masa disiplinore. Megjithëse përplasja nuk pranohet nga godina e xhamtë, të kontaktuar nga Top Channel prokurorët e pohojnë konfliktin. Ishte kjo arsyeja se përse pas mosmarrvëshjes tek Krimet e Rënda ishte edhe drejtori i përgjithshëm i policisë dhe forcat e rendit.

Për t’u kthyer sërisht tek Shullazi, tani ngrihen pyetje të tjera, a do ta pranojë avokatët, prokrurorët e rinj? A do të zhvillohet procesi më datën 25? Për gjithçka që po ndodh ja vlen të pritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA