Eshtrat e Ahmet Krasniqit, ish-ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe të Qazim Jakupit, tashmë do të prehen në tokën mëmë.
Rivarrimi i tyre është kryer në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë në vazhdën e homazheve të organizuara në Kuvend.
Qeveria e Kosovës e mori kohë më parë vendimin për kthimin e eshtrave në vendlindje. Krasniqi u ekzekutua 21 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë; edhe pse në Kosovë e kane te qarte se atentati ishte vepër e Serbisë, krimi vazhdon të mbetet i pazbardhur, dhe autorët, të pandëshkuar.
Për Presidenti Hashim Thaçi, kolonel Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për luftën që solli lirinë e Kosovës.
Me këtë arsyetim, kreu i shtetit kosovar e nderoi veprimtarinë e Krasniqit dhe atë të Qazim Jakupit me medalje presidenciale.
Kryeministri Ramush Haradinaj bëri homazhe më herët pranë arkëmorteve të tyre. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi Haradinaj ne librin e Zisë.
Top Channel