
25/02 09:55
Mbrëmja e së mërkurës nuk ishte aspak e këndshme për tifozët e Manchester City që panë skuadrën e tyre të mundej 1-2 në Etihad Stadium nga Lioni në Ligën e Kampioneve.
Pas përfundimit të ndeshjes në rrugët e Manchesterit u panë momente tensioni që u shndërruarn në një sherr mes tifozëve të citizens dhe të Lyonit.
Policia e Manchesterit konfirmoi arrestimin e 2 personave dhe shtoi se po bashkëpunon me klubin e Manchester Cityt ndërkohë që vijon hetimet e kësaj ngjarjeje, pasi ende nuk është e qartë se kush e filloi incidentin mes tifozëve pas kësaj humbjeje befasuese të Citizenz.
Top Channel