Në ditët e sotme teknologjia ka evoluar dhe shumë pak pajisje qoftë dhe në shtëpi i kanë shpëtuar këtij trendi.

Me avancimin e mëtejshëm është krijuar dhe zilja e derës me video, e cila i jep mundësi njerëzve të shtëpisë të shohin se kush është tek dera për sigurinë e tyre. Kanë ikur ditët kur derën e hapje dhe se dije kush qëndronte pas saj. Por sot në ekran e sheh se kujt do tia hapësh derën dhe kujt jo.

Por ja që këto pajisje kanë dhe problemet e tyre, dhe së fundmi një baba mbeti jashtë shtëpisë për shkak të kësaj. J.B ka postuar në Twitter për historinë e tij. Një programues Javascript, nuk i ka të njohura kodimet dhe kishte eksperimentuar me disa pjesë të ziles së tij me video për nevojat e tij. Kështu, ai kishte programuar që dera të kyçet automatikisht nëse kamera kapte një fytyrë të panjohur, dhe mund të hapej vetëm nga brenda. Por ra pre e planit të tij.

Kishte dalë në oborr të shihte djalin që luante dhe kur tentoi të hynte brenda dera nuk hapej. Më vonë, kishte parë se çfarë nuk shkonte me programimin, dhe pa që kamera kishte fokusuar batmanin tek bluza e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA