“Procesi Sportiv” rikthehet nga 24 shtatori në Top Channel, ku nën moderimin e Edi Manushit dhe një bukurosheje çdo të hënë do të trajtojnë e komentojnë eventet sportive në Shqipëri, e jashtë saj, ku padyshim nuk do të mungojnë të ftuarit VIP.

Por teksa emri i Manushit është i njohur për publikun nën drejtimin e “Procesit sportiv” janë të shumtë ata që janë kurioz të dinë se kush do të jetë bukuroshja e botës së televizionit që do ta shoqërojë këtë sezon në emisionin sportiv në “Top Channel”.

Në një foto të shpërndarë nga stafi i Procesit Sportiv, shfaqet Edi Manushi në mes të Fjoralba Ponarit, bukuroshes bionde me të cilën drejtoi “Top Arena” përgjatë botërorit dhe bukuroshes brune, Nevina Shtylla, Miss Shqipëria 2010.

“Ëndrra e Manushit u realizua, një bionde dhe një brune”, shkruan gazetari Glent Nallbani në foton e publikuar.

Por fatkeqësisht për Manushin, kjo vlen sa për foto, pasi vetëm njëra prej tyre do ta bashkëshoqërojë këtë sezon sportiv në “Procesin Sportiv”, e ajo do të jetë Missi Nevina Shtylla.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA