I ftuari i radhës në “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Një prej pikave për të cilat ai u pyet në studio ishte edhe çështja e “Gërdecit”.
Për Gazmend Oketën çështja e Gërdecit nuk duhet trajtuar si një çështje e mirëfilltë politike, por sipas tij ajo nisi një sërë ndryshime Kushtetuese që filluan edhe kapjen e sistemit gjyqësor nga pushteti politik.
“Çështja e Gërdecit nuk duhet trajtuar si një çështje e mirëfilltë politike. Është një çështje që filloi të shqyrtohej dhe brenda një muaj e gjysmë filluan ndryshimet Kushtetuese. Ndryshime të cilat, në rast se do të analizoni të gjithë ecurinë, patën një efekt negativ në sistemin e drejtësisë. Menjëherë filloi votimi i hapur i dekreteve. Filloi klasifikimi i sistemit gjyqësor në gjyqtarë që mund të bindeshin urdhrave politikë të mazhorancës së asaj kohe, siç edhe po ndodh edhe sot”, u shpreh Oketa duke theksuar se ai personalisht në asnjë moment nuk ka tentuar të ndikojë tek askush për atë çështje.
Top Channel