Lojërat Olimpike 2032, Koreja e Jugut dhe e Veriut kandidojnë bashkë

19/09/2018 16:43

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë vendosur që të organizojnë së bashku Lojërat Olimpike të vitit 2032.

Dy vendet kanë bërë të ditur planin e tyre për të vënë kandidaturën e përbashkët për këtë eveniment pas takimit të zhvilluar në Penian mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Ky projekt, që kërkon një nivel të ri bashkëpunimi dhe besimi reciprok, përfshin edhe pjesëmarrjen me një skuadër për përbashkët edhe në Lojërat Olimpike 2020, që do të mbahen në Tokio të Japonisë.

Kandidatura e përbashkët për Lojërat Olimpike mes dy Koreve është një tjetër tregues i funksionimit të diplomacisë në sport. Hapi i parë në shkrirjen e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve u bë në shkurt të vitit 2018, kur sportistë nga Koreja e Veriut morën pjesë në Lojërat Olimpike të Pyeongchangut, ku për herë të parë këto dy vende sfiluan së bashku në ceremoninë e hapjes, ndërkohë që në disiplinën e hokejit në akull për femra morën pjesë si një ekip i vetëm.

Por jo vetëm kaq, Koreja e Veriut dhe e Jugut, që dërguan ekip të përbashkët në Botërorin e ping-pongut si edhe në disa evente të Lojërave Aziatike të Indonezisë duke fituar 1 medalje të artë, një të argjendtë dhe 2 të bronzta.

Në të njëjtën kohë, këto dy vende krijuan skuadër të përbashkët edhe në basketboll duke zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA