
27/02 09:56
Khloe Kardashian është mjaft e përkushtuar në aktivitetin fizik, disa muaj pas lindjes së vogëlushes True, pasi gjatë shtatzënisë mori disa kile.
E lumtur ajo tregon rezultatet e stërvitjes në disa foto në Instagram, e veshur me veshje joga pink.
Në gusht, Khloe tha se e kishte të vështirë të përqendrohej tek ushtrimet teksa ishte shtatzënë. “Ishte diçka e vështirë gjatë shtatzënisë. Nuk punoja dot aq shumë sa do të dëshiroja dhe ishte e mërzitshme. Isha sit ë thosha “E di që mund të bëjë më shumë”, por trajnerët nuk më lejonin. Për Khloe, ushtrimet fizike janë bërë një aktivitet terapeutik.
Top Channel