Projektet e Ferrarit, paralajmërohet fuoristrada e parë

18/09/2018 14:07

Nga 2019 deri në 2022, Ferrari do të hedhë në treg 15 modele të reja, përfshirë serinë speciale dhe në masën 60 për qind do të jenë makina hibride.

Shtëpia italiane e makinave luksoze ka publikuar planin e saj industrial, 2018-2022 dhe sipas tij, modelet e reja do të ndahen në katër segmente; sportive, gran turismo, seria speciale dhe seria ikonë, në versione të kufizuara. Është paralajmëruar edhe fuoristrada e parë, por ajo do të quhet purosangue.

“Nuk më pëlqen ideja të lexoj fjalën fuoristradë përkrah fjalës Ferrari. Nuk dua të fyej askënd por fjala fuoristradë nuk shkon…Ajo që shtëpia automobilistike e maranelos do të prodhojë do të jetë një makinë unike që do të ripërcaktojë pritshmëritë për kategorinë, karakteristika që nuk janë hasur kurrë më parë. Do të jetë elegante, e fuqishme, me shumë hapësirë etj”, thotë drejtori ekzekutiv Louis Camilleri.

Ferrari në fakt ka përmirësuar disa nga zërat…investimet janë rritur nga 550 në rreth 650 milionë euro…borxhi industrial neto ka zbritur nga 400 në 350 milionë. Xhiroja ka kapërcyer 1.1 miliardë euro dhe më shumë se 9 mijë kanë qenë makinat e porositura për këtë vit. Ndërkohë, deri në 2022, synohet një rritje prej 30 për qindësh i fitimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA