Të organizosh dasmën e ëndrrave është stresuese, të mendosh për restorantin, ushqimin, të sigurohesh që të ftuarit të mund ta përballojnë pjesëmarrjen. Por një nuse ka postuar një mesazh mjaft e zemëruar në rrjetet sociale pasi asnjë nga të ftuarit e saj nuk shkonte në dasmë. E dini pse?
Sepse duhej të paguanin 3 mijë dollarë për të marrë pjesë në dasmën e saj në Tajlandë, dhe askush nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës. Ajo ndryshoi destinacionin për në Hawaii për disi më lirë, por njerëzit sërish refuzuan. Një foto e statusit të saj u postua në Reddit.
“Kur ftuam miqtë dhe familjarët tanë për destinacionin e dasmës sonë në Tajlandë, vetëm 9 njerëz u përgjigjën. Nga 150! Në rregull, e kuptova që të paguash 3 mijë dollarë për ditën time të veçantë është shumë për ju, por unë do paguaja për tuajën, gjithsesi. Ndryshuam dasmën që të bëhet në Hawaii, kështu që ishte e arritshme për këdo, dhe vetëm 7 u përgjigjën. Kushton më pak, por më pak prej jush dëshirojnë të vijnë?! Unë mendoj më mirë të mos lejoj asnjë prej jush të vijnë në ditën tonë më të lumtur. Keni tre ditë kohë për tu përgjigjur ftesave tona, ose do ju fshijmë nga Facebook “, shkruan nusja e zemëruar.
Komentet kanë qenë të shumta, pro dhe kundër saj. Dikush shkruante se pushimet e tij në Hawaii rastisnin pikërisht në atë periudhë, dhe të shkonte në dasmë. Dikush tjetër e akuzonte për egoizëm, se mendonte vetëm të ndjehej e veçantë.
Top Channel