A mund të kesh frikë nga lumturia? Përgjigja është Po. Frika nga lumturia nuk është në manualet kryesore të klasifikimit të shqetësimeve mendore, por mund të përcaktohet si një formë paraprake e ankthit që ndalon arritjen e qetësisë.

Në praktikë njerëzit që e vuajnë këtë, arrijnë objektiva dhe gëzime me një sens ankthi Brenda tyre dhe frikë për atë që mund të ndodhë. Në rastet më të këqija ia mbathin para diçkaje që mund ta bëjë të lumtur. Pra me fjalë të tjera quhet një autosabotazh ndaj vetes.

Këta persona jetojnë me ndjesinë se nëse kalojnë momente lumturie, diçka e keqe mund të ndodhë nga momenti në moment. Mendojnë se nuk jetojnë për të qenë të lumtur dhe e shmangin këtë kusht. Por si mund ta njihni këtë sindromë të njohur me emrin “Cherofobia”?

Ajo mund t’I ketë rrënjët e thella që vijnë nga periudha fëminore. Personi mund të ketë vuajtur nga ndëshkimet, apo poshtërimet që e kanë shkatërruar një moment të veçantë lumturie.Truri e ka regjistruar këtë situatë aq sa mund të shpërthejë në frikë iracionale që rishfaqet. Një person I tillë mendon se nuk është mirë ti tregosh lumturinë të tjerëve, dhe tentojnë të fshehin gjërat e bukura që mund të ndodhin.

Shumë njerëz nuk duan të gjejnë një kurrë për këtë shqetësim, pasi e shohin si një mbrojtje nga bota e jashtme. Por kush dëshiron të përballet me të, mund ta bëj me ndihmën e një psikoterapie që vepron në origjinën e lidhjes lumturi-ndëshkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA