Pastrimi i plazheve, aksion në gadishullin e Karaburunit
16/09/2018 12:07
Pas përfundimit të sezonit veror, Bashkia e Vlorës, e mbështetur nga ambientalistët, disa peshkatarë dhe zhytës, kanë ndërmarrë nismën për pastrimin e plazheve në gadishullin e Karaburunit.
Vetëm në plazhin e Shën Janit dhe në plazhin e Shën Vasilit janë mbledhur gati 30 thasë me mbeturina.
Në këtë aksion ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili është bashkuar me zhytësit për të pastruar hapësirën nënujore në shpellën e Haxhi Aliut.
Aksionit të pastrimit të plazheve i janë bashkuar edhe disa ambientalistë të huaj.
Ky aksion u ndërmor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit.
Top Channel