F1, Hamilton fiton në Singapor dhe shkëputet nga Vettel. Ferrari, e zbehtë (Foto)

16/09/2018 16:49

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit dhe e çon në +40 pikë avantazhin e tij ndaj Sebastian Vettel në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Piloti britanik i Mercedesit u nis nga vendi i parë dhe e ruajti këtë pozicion deri në fund të garës, ndërsa gjermani i Ferrarit përfundoi garën vetëm në vendin e tretë, pas një gare me shumë pak emocione.

Mes Hamilton dhe Vettel u fut holandezi i Red Bullit, Max Verstappen. Jashtë podiumit ngelën Bottas (Mercedes), Raikkonen (Ferrari) dhe Ricciardo (Red Bull).

FOTO GALERI
2/10

Top Channel